Intervistë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Gent Gazheli dhënë gazetës “Illyria” të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara (Pjesa 1)
Bisedoi: Denion Ndrenika
-Zoti Gazheli, u kthyet me një lajm të mirë nga takimi ndërkombëtar i Parisit, pasi Shqipëria doli nga lista e vendeve problematike apo që janë në monitorim për dyshime apo pasaktësi, mosveprim në elementët e financimit të terrorizmit.
-Gent Gazheli: “Pikë së pari, është rasti i parë që unë jap intervistë për gazetën tuaj të nderuar.
Përsa i përket pyetjes. Që nga viti 2012 Shqipëria gjendje nën monitorim nga organizmi ndërkombëtar Financial Action Task Force që monitoron planin e aksionit dhe masat e ndëmarra nga shtetet në luftë kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Shqipëria e gjendur në një listë “Gray Black” që i thonë, midis fjalëve të tjera, ishte vendosur, pra në këtë listë, prej vitit 2012 dhe me disa mangësi që kishin të bënin kryesisht me masat kundër parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të tetrorizmit, ligji për ekstradimin si dhe bashkëpunimi ndërinstitucional (mes institucioneve të ndryshme) në vend.
Në tetor të vitit 2013 me ardhjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, parlamenti shqiptar vendimin e parë që mori ishte miratimi i ligjit kundër financimit të terrorizmit numër 157/2013.
Me këtë ligj filloi edhe plotësimi dhe adresimi i mangësive, pra të adresuara nga ky institucion, Financial Action Task Force.
Në 24-27 shkurt 2015, i ndodhur në Paris në një delegacion qeveritar ku merrte pjesë edhe zëvëndësministrja e Financave dhe unë si Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, morëm lajmin e mirë, pas një pune gati 1-vjeçare, më shumë se 1-vjeçare, që Shqipëria del nga kjo listë dhe se ka adresuar dhe plotësuar të gjithë mangësitë në lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.
Në listën e vendeve, po u jap një shembull, që ndodhen aktualisht sot nën monitorim (ku ishte edhe Shqipëria. v.j.), janë Afganistani, Angola, Guinea, Indonezia, Iraku, Laosi, Panamaja, Guinea Papua, Guinea e Re, Sudani, Siria dhe Jemeni.
Shqipëria doli nga kjo listë më në fund dhe ky është një lajm i mirë për vendin dhe se nuk është më nën monitorim për pastrim parash dhe financim terrorizmi.
Pra, puna e mirë, aksioni qeveritar, adresimi i mangësive, reformat qeveritare çuan në daljen nga lista të Shqipërisë për financim të terrorizmit dhe pastrim parash”.
-Na thoni shkurtimisht si funksionon struktura juaj, ku përqendrohet puna dhe natyrisht jo me elementë teknikë…
-Gent Gazheli: “Drejtoria e Përgjithshme e Paranadalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit është një strukturë administrative. Nuk është hetimore, nuk ka atributet e hetimit. Ajo bashkëpunon me një sërë institucionesh, vendesh, homologësh. Ka kompetenca mbikqyrëse, inspektuese mbi subjektet raportues në lidhje me zbatimin e detyrimeve ligjore që lidhen kryesisht me raportimin e rasteve me indicie të dyshimta.
Siç e thash më përpara, institucioni ynë nuk ka kompetenca të hetimit, por është njesi e tipit administrativ. Dhe, detyra e tij thelbësore është mbledhja, analizimi dhe shpërndarja e aseteve të dyshimta organizmave kompetentë, kryesisht Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shërbimit Informativ Kombëtar (Shtetëror)”.
-Si i ndërtoni, si i mblidhni dyshimet, si grupohen ato në një lëndë për financim të terrorizmit ose për shpëlarje të parave?
-Gent Gazheli: “Atëherë, një nga detyrat e rëndësishme që ka drejtora jonë është analizimi dhe referimi i rasteve të dyshuara për financimin e terrorizmit.
Kjo detyrë është mjaft e vështirë në llojin e vet, pasi nëse marrim në konsideratë se sulmet më të mëdha dhe të bujshme terroriste që janë kryer sot në botë dhe sëfundi në Francë, pra janë kryer me shuma relativisht modeste, që do të thotë jashtë sistemit financiar. Fakte, këto që peshën kryesore të dedektimit të tyre, të rasteve, ngarkohen te shërbimet e inteligjencës dhe te policia që kanë realisht njerëz në terren.
Siç e përmenda më parë, institucioni ynë nuk ka njerëz në terren dhe është thjesht administrativ, mbledh, grumbullon dhe shpërndan informacion.
Këtë informacion ne e marrim nga kushdo. Nga media të hapura, nga sistemi bankar, nga institucione bankare dhe jobankare, nga noterë. Nga gjithkush që ka mundësi dhe është në dijeni që ka një informacion për ta ndarë. Ne mbledhim indicie, analizojmë, grumbullojmë dhe shpërndajmë informacion. Kjo është detyra jonë.
Gjithashtu vlen të theksohet se bazuar në rekomandimet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, në vendin tonë kemi një legjislacion të plotë shumë të mirë përsa i përket parandalimit dhe goditjes së financimit të terrorizmit, si në fushën civile, ashtu edhe në atë penale.
Aktualisht në vendin tonë zbatohen plotësisht masat në kuadër të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me sekuestrimin, bllokimin e përkohshëm të fondeve dhe pasurive të tjera të personave të shpallur si financues të terrorizmit.
Nisur nga ky fakt se legjislacioni jonë është në standardin e kërkuar, në të gjithë trajnimet dhe inspektimet që ne kemi bërë, i kemi vënë theksin marrjes së masave për pikasjen e rasteve të dyshuara për financim të terrorizmit.
Kemi marrë takime me institucionet më të rëndësishme në vend, shërbimet e inteligjencës. Këtu përfitoj nga rasti të them që kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Shërbimin Informativ Kombëtar (Shtetëror), kemi një shkëmbim të shkëlqyshëm me Shërbimin Informativ të Ushtrisë. Gjithmonë, në kuadër të shkëmbimit të informacionit në lidhje me parandalimin dhe financimin e terrorizmit.
Do të doja të kisha një informacion më shumë nga regjistri i të huajve dhe akses më të madh në sistemin TIMS (sistemi që kontrollon hyrje-daljet nga pikat kufitare të Shqipërisë. v.j.), në mënyrë që të arrijmë të kuptojmë se çfarë ndodh me të huajt që hynë dhe dalin në Shqipëri.
Çdo gjë është e saktë. Ne zbatojmë legjislacionin, ndjekim OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rezolutat, legjislacionin e kemi shumë të plotë, shfrytëzojmë çdo indicie që vjen dhe kaq! Milimetrike! Sistemi është alert dhe nuk ta pret mendja se sa të gatshëm jemi! Për pjesën financiare.
Mos harroni, që sot në botë nuk janë kanalet financiare që kalojnë”.
-Përmendët si shqetësim ose si nevojë për të pasur një lloj mundësie në të dhënat e të huajve, për regjistrin e të huajve si dhe të sistemit TIMS. Mos më lini të kuptoj drejtor që ka mungesë kontrolli veçanërisht të shumicës së personave që dyshohet se vijnë për veprimtrai bamirësie apo që lidhen drejtpërdrejtë me terrorizmin nga Lindja e Mesme?
-Gent Gazheli: “Jo, nuk desha të thoja këtë. Duke qenë se institucioni që unë drejtoj me ligjin 9917 të marsit 2008 ka të derejtë e marrjes së informacionit nga të gjithë regjistrat publikë dhe është e shprehur tekstualisht kështu siç e thashë, por do të doja të kisha akses më shumë. Nuk është se nuk kam akses. Por, e kam të kufizuar aksesin në TIMS.
Sa më shumë akses dhe të dhëna publike të kem unë, aq më shumë infiormacion shpërndaj. Në fund të fundit detyra ime është të shpërndaj informacion. Të mbledh dhe të shpërndaj. Kjo. Kam informacionin, e mbledh, por do të doja të kisha edhe më shumë nga institucionet shtetërore”.
-Në tërësinë e veprimtarisë së organizatave bamirëse, meqënëse jemi në këtë pyetje dhe ato që janë të regjistruara në gjykatë. Me ligjin e ri ato kanë edhe kontroll të veprimtarive financiare. Ka patur raportime te ju për shqetësime të kësaj natyre?
-Gent Gazheli: “Me ndryshimet e reja ligjore, janë organet tatimore që kontrollojnë OJF-të (Organizata Jofitimprurëse. v.j.).
Deri tani në praktikat ndërkombëtare, kryesisht janë OJF-të mbartëse dhe shpërndarëse të radikalizmit islamik, ç’është e vërteta. Deri tani nuk kemi pasur informacione të këtij tipi, por nuk do të thotë se nuk janë në vëzhgim dhe nën monitorim”.
-Sa janë shumat monetare të përfituara gjatë periudhës që drejtoni ju si dhe gjatë vitit 2014?
-Gent Gazheli: “Ok. Atëherë, gjatë vitit 2014, është vijuar me inspektime kryesisht në vend pranë subjekteve raportuese dhe vendosje të masave administrative.
Në ushtrimet e kompetencave që ka Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, një aspekt shumë i rëndësishëm është bllokimi i fondeve. Pra, bllokimi i fondeve që dyshohen për pastrim parash dhe financim terrorizmi.
Për vitin 2014 sasia e fondeve të bllokuara dhe më pas të sekuestruara është në euro e barabartë me 18 milionë euro e bllokuar dhe e sekuestruar e barabartë me 15 milionë euro.
Domethënë, pas procesit të bllokimit nga ne, procesi ka vajtur në prokurori dhe nga prokuroria në gjykatë. Nga ky proces, sot që flasim, janë 15 milionë euro të bllokuara në Buxhetin e Shtetit, në favor të shtetit”.
(vijon)