Nga Ilir Seci
Me datën 5 gusht të vitit 2008, në qytetin Refahiye të Turqisë Lindore,(Anadoll), ndodhi nji shpërthim misterioz në tubacionin e naftësjellësit Baku–Tbilisi–Ceyhan,(BTC Pipeline), “shpërthimi misterioz” fillimisht u konsiderue si defekt dhe mbasandej u shpall akt sabotazhi sepse Partia Komuniste Kurde doli dhe mori pergjegjesine per shpërthimin. Mirepo sherbimet sekrete amerikane ma vonë deklaruen se shperthimi kishte ndodhë si pasojë e nji sulmi kibernitik,(cyberattack), të kryem nga hakerat rusë që kishin rrëmbye,(hack), kontrollin e kompjuterave të naftësjellësit. Dhe Rusia siç dihet e kishte mundesine me e realizue ate lloj sulmi. Tubacioni naftësjellës Baku-Tbilisi-Cejhan, që transporton naftë nga Deti Kaspik në brigjet e Mesdheut të Turqisë, asht fitorja ma e madhe gjeopolitike e SHBA-ve në Euroazinë e mbas Luftës së Ftohtë, duke thye monopolin e Rusisë mbi eksportet e energjisë nga Kaspiku. Shumekush u tregue skeptik ndaj deklarimeve te agjensive te sherbimeve informative amerikane asokohe…Por per “koinçidencë” vetem 2-3 ditë ma vone ndodhi nji tjetër akt i randë…Me 7 Gusht 2008 Rusia nderhyni ushtarakisht në Gjeorgji dhe mbas pak ditesh luftime ushtria ruse mbërriti me shkepute prej shtetit gjeorgjian Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë. Mbasi vendosi bazat e veta ushtarake në Osetinë e Jugut dhe në Abkhazi, Rusia i njohu si të pavaruna të dyja, por mbasi të dyja ishin spastrue nga banoret gjeorgjiane. Në vitin 2008 kur pushtoi Gjeorgjine, Putini ishte ulun në krah të presidentit amerikan të asaj kohe George W. Bush, kur të dy bashke po ndiqnin në stadium ceremonine e hapjes se Lojnave Olimpike të Pekinit me 8 Gusht 2008. Me i kqyrë vëmendshëm fotot e asaj ceremonie, në lyrën dhelpnake të syve të Putinit lehtë dallohet e qeshuna e brendshme…po ata sy për të cilet në vitin 2001 presidenti Xhorxh. W. Bush pat thanë :
-““E pashë njerin në sy. E pashë se ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe i besueshëm. Ne patëm nji dialog shumë të mirë. Unë arrita me kuptue shpirtin e tij; nji njeri thellësisht i përkushtuem ndaj vendit të tij dhe interesave ma të mira të vendit të tij”, (I looked the man in the eye. I found him to be very straightforward and trustworthy. We had a very good dialogue. I was able to get a sense of his soul; a man deeply committed to his country and the best interests of his country.)…
…Po ku lidhen sulmi ndaj naftesjellesit në Refahiye, Turqi me nderhymjen ushtarake në Gjeorgji? Lidhen sepse keto ngjarje në harkun e 2-3 diteve u kryen per me përcjelle nji mesazh në Perëndim. Mesazhin – “Mos provoni me ndertue Gazsjellesa jashte territorit të Federates Ruse.” Sulmi ndaj naftesjellesit ishte thjesht paralajmerues se po ndertuet gazsjelles do mbeteni edhe pa naftësjellës. Ndersa nderhymja ushtarake në Gjeorgji praktikisht ia preu udhen planeve me ndertue gazsjelles nga Bakuja nëpër Gjeorgji, duke e “bypass” – shmange Rusine. Para sulmit të vitit 2008 Gjeorgjia kishte përkedhelë dhe flirtue me idenë e anetaresimit në NATO, derisa Putini nderhyni ushtarakisht duke perdore të njajten narrative – “Nderhymë për me mbrojte pakicat ruse në Gjeorgji” dhe bani nji paralele me nderhymjen e NATO-s ne Kosove. Plan-projektet per gazsjelles nëpër Gjeorgji perfunduen në kosh…
Ne Shkurt 2014 në Krime ndodhi prapë e njajta gja – “Deja vu” – Rusia aneksoi Krimene. Prape e njajta narrative Putiniane per mbrojtjen e pakicave ruse, pa harrue krahasimin me Kosoven. Edhe në nderhymjen ushtarake në Krime planet ruse synonin dominim dhe kontroll në tregun e gazit. Në këtë treg Rusia nuk leshon pe…Duke e ditë se nuk e ka eskluzivitetin e prodhimit të naftës e tregun e saj lëshon pe, kurse në tregun e gazit natyror jo, sepse perveç rezervave të gazit natyror ka edhe poziten gjeostrategjike. Me aneksimin e Krimesë Rusia futi kambët në Ukrainë dhe pergatiti terrenin per invazionin e 24 Shkurtit 2022…Po edhe para sulmeve të Shkurtit 2014 dhe 2018 Rusia kishte luejte kartat diplomatike, në vitin 2010 nji gjykatë arbitrazhi në Stokholm pati vendosë që “Naftohaz” i Ukrainës duhej me ia kthye 12.1 miliardë metra kub gaz “RosUkrEnergo”, nji kompanie me bazë në Zvicër, në të cilën Gazprom kontrollon 50% të aksioneve. Qysh nga viti 2009 Rusia e pat akuzue palën ukrainase për devijimin e gazit nga tubacionet që kalonin përmes Ukrainës, natyrisht thjesht pretekste politike per me justifikue çka do vinte ma vonë. Ajo që do vinte ma vone ishte nxjerrja nga loja e Gjeorgjisë dhe Ukraines si vende nga mund të kalonin tubacionet ruse duke reduktue furnizimin e Europes me gaz vetëm nepermjet tokes ruse. Goditjet ndaj Gjeorgjise dhe Ukraines e banë të mundur që Rusia me reduktue furnizimin vetem nga toka ruse nëpërmet gazsjellësve “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2”.
Nga sulmi i Gushtit 2008 në Gjeorgji e deri te sulmi i fresket i Shkurtit 2002 në Ukraine, Rusia testoi ujnat politike dhe diplomatike dhe ia doli mbanë falë apatise proverbiale perendimore si dhe mbeshtetjes së Kines që i dha treg e nuk i vendosi sanksione. Por mbi të tana Rusia u favorizue me dashje ose pa dashje nga Perendimi falë politikave naive ambientaliste që predikojnë mbrojtjen e mjedisit. Gjermania mbyllte termocentralet berthamore në emen të “mbrojtjes se mjedisit” para se me gjetë nji alternative tjetër të energjisë dhe mos me mbetë të kushtezuem nga askush. Eksperimentimet ambientaliste me mullinj me erë rezultuen donkishiteske, termocentralet me qymyr u konsideruen se “damtojnë dhe ndotin mjedisin”, por “çuditerisht” per arsye të dituna vetem nga ambientalistet perendimore termocentralet me qymyr e ndotin mjedisin vetem në Perendim në nji kohe kur Kina inaguron nga 1 termocentral me qymyr çdo javë!? Plot 52 termocentre qymyri perfundon Kina çdo vit dhe shumicën e qymyritve blen në Perendim… Asnje proteste nuk ban kush per ndotjen e ambientit nga Kina!? Si mund të shpjegohet ky lloj “irracionaliteti” nga ana e liderëve gjermanë? Siç po rezulton nga praktika, mbas kancelarit Helmut Kol në Gjermani kane fitue vetem kancelarë që kane luejte lojen ruse…Po rezulton se Rusia e paska lejue bashkimin e dy Gjermanive per me i marrë të dyja. Falë kancelareve gjermanë Schroder dhe Merkel, Europa sot kushtezohet nga “Gazprom-i” rus, (ish-kancelari Schroder publikisht punon per “Gazprom”)…Per me e pase nji ide se sa forcë ka marrë Rusia falë politikave të Perendimit, mjafton me iu referue këtyne të dhanave :
-“Në vitin 2021, çmimet e gazit natyror në Bashkimin Evropian janë rritun deri në 800 % nga fillimi i vitit.” Mosmarrëveshjet, nenkuptoni lojnat ruse, kanë të bajnë me gazsjellësin “Nord Stream 2” dhe mosmarrëveshjet e tjera si tubacioni “Yamal-Europe” që zakonisht dërgon gazin rus në Evropën Perëndimore…Si rezultat me nji të luejtun çelësi Rusia e rrit çmimin e gazit 800 %…Të shohim a ka me nxjerrë kush mesim nga kjo…