Gërvalla: Procesi i Berlinit ofron siguri, nismat tjera rajonale janë të dëmshme

Prishtinë, 20 tetor 2021 – Ministrja e Punëve tëJashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë një takimi virtual me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton, ka folur për procesin e Berlinit dhe për nismat tjera rajonale.

Ministrja Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj arritjes së marrëveshjeve të përbashkëta në dobi të qytetarëve në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Procesi i Berlinit, duke pasur BE-në përbrenda ofron siguri dhe qëndrueshmëri. Janë të panevojshme dhe madje të dëmshme iniciativat rajonale, të cilat përpiqen të paraqiten si alternativë ndaj Procesit të Berlinit dhe madje edhe ndaj BE-së”, ka thënë ajo duke iu referuar nismës Ballkani i Hapur.

Gërvalla e ka njoftuar zonjën Morton, me angazhimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e shtetit ligjor dhe për zhvillimin ekonomik.

Ministrja e jashtme btitanike, Wndry Morton, e ka shprehur qëndrimin mbështetës të Britanisë së Madhe për angazhimin e Kosovës në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar.

(r.m.)