Gërvalla takon sekretarin Blinken: Kosova e SHBA-ja kanë lidhje të forta

Nju Jork, 21 shtator 2023 – Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se në Nju Jork është takuar me sekretarin amrikan të Shtetit, Anthony Blinken, dhe me ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly.

Në një postim në Twitter, ministrja Gërvalla e ka cilësuar si “të shkurtër por substanciale” bisedën e saj me sekretarin Blinken dhe ministren Joly.

“Sërish pata kënaqësinë të takoja kolegët e mi të nderuar, Melanie Joly (Kanada) dhe Antony Blinken (ShBA).

Si gjithmonë, në bisedën tonë të shkurtër por substanciale, u shpreh lidhja e fortë midis Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Mirënjohëse për besimin dhe çiltërsinë! Jam krenare që Kanadanë e kemi aleate dhe mike”, ka shkruar Gërvalla.

Ministrja Gërvalla u takua me sekretarin amrikan të Shtetit dhe ministren e Jashtme të Kanadasë në margjina të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bahkuara.

(r.m.)