Ish-Kryeprokurori u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Shkallë së Parë për fshehje të pasurisë dhe që të mos ushtrojë funksone publike për 5 vjet
Knid Ndrenika
Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme e Apelit është tërhequr për të marrë vendim nëse do të pranojë provat për gjendjen e rëndë shëndetësore të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla përpara se të shpallë ose jo fajësinë e tij.
Avokati mbrojtës Sokol Hazizaj i ka paraqitur Trupit Gjykues të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dokumentacionin provues të shtrimit në spital në gjendje të rëndë të klientit të tij Adriatk Llalla.
Trupi Gjykues shqyrton kërkesën e zotit Llalla për pafajësi, për rigjykim të dosjes ose për shpallje moskompetence.
Ish-Kryeprokurori u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për fshehje të pasurisë dhe që të mos ushtrojë funksone publike për 5 vjet.
Zotit Llalla iu sekuestruan në favor të shtetit 4 sipërfaqe toke me gjithsej 22 mijë metra katrorë dhe 1 apartament në Durrës.
Akuzat kundër ish-Kryeprokurorit ishin “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal, por mbeti vetëm ajo për mosdeklarim.
Zoti Llalla u shpall “i padëshiruar” nga Departamenti i Shtetit për të shkelur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen e tij.