Berlin, 14 tetor 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një shaka me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi në Berlin.
Rama i është afruar Kurtit nga prapa dhe ia ka mbyllur sytë.
“Duhet të më kishe gjetë vetë, jo me spiuna”, dëgjohet duke thënë Rama me të qeshur.
Momenti u shoqërua me të qeshura të të pranishmëve në sallë dhe vazhdon me një përqafim miqësor mes dy kryeministrave dhe me biseda të ngrohta me mysafirë të tjerë.
Videoregjistrimi i këtyre momenteve është publikuar në “Tik-tok” nga vetë kryeministri Rama, me diçiturën “Gjeje kush jam”?.
@ediramatiktok “Gjeje kush jam”?
♬ original sound – EdiRamaTikTok
Videoregjistrimi është publikuar edhe në Facebook, nga gazetari Isa Myzyraj.
Albin Kurti dhe Edi Rama janë mysafirë në Kongresin e 30 të forcave politike progresiste, PES, që po mbahet në Berlin.
(r.m.)