LIderi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj deklaroi se përmes dialogut të partive në Kuvend, duhet parë nëse dalja nga kriza politike është qeveria e rikonstruar, kalimtare apo ndoshta qeveria e pakicave.
“Kemi përsëri atë shpërthim, thirrjet për pakicat, por përmes mediave. Asgjë konkrete. Programi i asaj qeverie nuk dihet, nuk dihet se për çfarë diskutohet, nuk dihet se cilët do të jenë përbërësit e asaj qeverie, nëse dikush ka shumicën për të pasur qeverin. Sinqerisht, një lloj joserioziteti. Njerëzit seriozë bëjnë strategjin, programin, dhe u prezantohet atyre me të cilët mendojnë se mund të bashkëpunojnë”, thekson Gjeloshaj.
“Ka spekulime mediatike, ndoshta edhe abuzime për të krijuar përshtypjen se dikush me të vërtetë dëshiron që pakicat të jenë në qeveri, por që pakicat nuk duan“, thotë Gjeloshaj.
Ai shton se nëse vjen një ftesë zyrtare për pjesmarrje në qeverin e rikonstruar, për këtë do të vendosin organet e partisë. Ai gjithashtu thotë se lidhur me këtë do të vlerësohen veprat, e jo fjalët.
“Në muajin e parë të kësaj qeverie, gjëja e parë që bënë – të gjithë shqiptarët që ishin në qeveri u pushuan nga puna, edhe pse kishin mandate. Unë mendoj se vendimi ynë për të mos qenë pjesë e asaj qeverie u konfirmua, për shkak të qëndrimit që kishin, veçanërisht ndaj pakicave,
Ai beson se dalja nga kriza politike duhet kërkuar përmes dialogut të të gjitha partive në Kuvend, në mënyrë që, siç tha ai, të zhbllokohet procesi drejt BE-së. Takimi i përfaqësuesve të partive të pakicave me zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq, Gjeloshaj nuk e kuptoi si një sinjal për të hyrë pakicat në qeveri. “Mund të them vetëm se ne patëm një takim shumë të mirë, konstruktiv, të frytshëm dhe shumë të rëndësishëm, i cili mendoj se do të tregojë se gjërat mund të zgjidhen përmes dialogut,” tha Gjeloshaj.
malesia.me