të tjerëve, në qytetin Lewiston, në shtetin e Meinit, u gjet i vdekur. Autoritetet besojnë se ai kreu vetëvrasje.
Robert Card, instruktor i armëve të zjarrit, u gjet i vdekur afër Ujvarës Lisbon, tha guvernatorja Janet Mills, në një konferencë me gazetarë.
“Sikurse shumë persona të tjerë, sot po marr frymë lirshëm duke e ditur se Robert Card nuk paraqet më kërcënim për askënd”, tha zonja Mills.
My statement on the discovery of the body of Robert Card: https://t.co/r8VgNhONb5
— Governor Janet Mills (@GovJanetMills) October 28, 2023
April Stevens, një banore e Lewistonit e cila njihte një nga viktimat, tha se u lehtësua kur mësoi se “përbindëshi dhe frikacaku”, që shkaktoi kaq shumë dhimbje nuk ishte më një rrezik.
Komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike në Maine, Mike Sauschuck tha se Robert Card u gjet në orën 19:45 sipas kohës lokale, pranë lumit Androscoggin, rreth 13 kilometra në juglindje të vendit ku ndodhi sulmi i dytë të mërkurën në mbrëmje. Ai nuk pranoi të zbulonte vendndodhjen, por një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se trupi ishte në një qendër riciklimi nga e cila Robert Card ishte pushuar.
Governatorja Mills tha se ajo i kishte telefonuar presidentin Joe Biden për ta njoftuar atë se Robert Cardi kishte vdekur.
“Sonte ne jemi mirënjohës që Lewistoni dhe komunitetet përreth janë të sigurt pasi kanë kaluar ditë torturuese të fshehur në shtëpitë e tyre”, tha presidenti Biden në një deklaratë. Ai shtoi se “amerikanët nuk duhet të jetojnë kësisoj” dhe i bëri thirrje Kongresit të marrë masa.
Sulmi më vdekjeprurës në historinë e Mainet, tronditi një shtet prej 1.3 milionë banorësh që ka relativisht pak krime të dhunshme dhe pati vetëm 29 vrasje përgjatë gjithë vitit 2022. Në Lewiston, 37,000 banorëve dhe atyre në komunitetet përreth iu tha të qëndronin në shtëpitë e tyre ndërsa qindra oficerë të policisë dhe agjentë të FBI-së dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit u mblodhën në zonë në kërkim të sulmuesit.
Robert Card, rezervist i ushtrisë amerikane, i trajnuar për përdorimin e armëve, kishte probleme të shëndetit mendor dhe i ishte nënshtruar një trajtimi për afro 2 javësh në muajin korrik.
Robert Card po kërkohej që nga e mërkura kur kreu sulmin. Një buletin i shpërndarë në të gjithë vendin menjëherë pas sulmit thoshte se ai ishte vendosur në një institucion të shëndetit mendor për dy javë pasi “dëgjoi zëra dhe kërcënime për të të shtëna” në një bazë ushtarake.
(Zëri i Amerikës)