Uashington, 21 korrik 2022 – Shefi i Shtabit të ushtrisë së SHBA-së, Mark Milley, ka deklaruar se asnjë sistem raketor amerikan HIMARS nuk është shkatërruar nga ushtria ruse në Ukrainë deri më sot.
Gjenerali Miley ka thënë se sistemet HIMARS janë shumë precize dhe se ukrainasit “po i përdorin ato me efektivitet”.
“Këto sisteme nuk janë shkatërruar nga rusët deri më sot. Dhe ata (ukrainasit) po i përdorin ato në mënyrë shumë efektive, duke përdorur armë precize kundër objektivave”, ka thënë ai, citon BBC.
Rusia ka thënë se ka arritur t’i shkatërrojë disa nga armët e dërguara në Ukrainë nga Perëndimit, duke përmendur edhe sisteme raketore HIMARS.
SHBA-ja të mërkurën mori vendim ta furnizojë Ukrainën edhe me 4 sisteme të tjera raketash HIMARS. Në total, deri më tani ia ka dërguar 16 të tilla.
Ky sistem raketor mund të gidasë objektiva 84 kilometra ose më shumë, gati tri herë më tepër se rrezet e raketave të tjera. Raketat drejtohen nëpërmjet sistemit “gps”.
(r.m.)