Ruben Avxhiu
Gjergj Dollani është një nga shqiptarët e rinj të Amerikës që po shquhen në fushën e sipërmarrjes duke sjellë diçka të re e që ka munguar në tregun amerikan. Kur flasim për çokollata, ata më të çmendurit pas tyre mendojnë menjëherë Belgjikën, Zvicrën, Austrinë etj. Amerika as që nuk është në listë. Po Gjergji mendon ndryshe. Ai ka zbuluar dhe po nxjerr në tregun konkurrues prodhime artizanale që mund të bëjnë histori.
Kafeneja, në fakt, një gërshetim butikë dhe espresso bar, që ka sapo hapur ndodhet në mënyrë strategjike shumë afër Shtëpisë së Bardhë në kryeqytetin amerikan, po mbi të gjitha në një zonë të shquar për qendra akademike, institute studimesh, qendrash të veprimtarisë diplomatike, muzeume etj.
Ndonëse këto janë ditët më të ngarkuara për të, në këtë nismë të re, ai na mundësoi një bisedë për këtë nismë të tij të re dhe konceptin që qendron pas saj.
Me pak fjalë, a mund të ma shpjegoni se si e zgjodhët këtë koncept? Çfarë ju shtyu dhe ju frymëzoi për të?
Café Chocolat eshte nje koncept eksperiencial qe sjell per qytetaret uashingtonianë disa nga cokollatat e kafete me ekskluzive. Kemi shpenzuar nje kohe te konsiderueshme ne gjetjen e produkteve qe cilesohen nga ekspertet si cokollatat me te mira ne bote. Ajo qe e ben konceptin edhe me interesant eshte se po mundohemi te ndryshojme perceptimin se çokollatat amerikane kane cilesi te dobet, sic degjon shpesh here te thuhet “Amerikanet nuk e dijne ç’eshte cokollata!” Ky eshte nje pergjithesim i gabuar. Ka artizane ne qyteza te vogla si Catskill (NY) apo Orem (Utah) te cilet kane arritur te krijojne produkte te nje cilesie teper te larte.
Frymezimi per nje koncept te tille erdhi gradualisht teksa po manaxhoja produktet e kompanise se njohur te çokollatave zvicerane, Lindt. Shperngulja ne Washington DC i dha me teper jete ketij koncepti qe kisha ne koke, per arsyje se Washington DC ka nje demografi krejtesisht te veçante nga ajo e pergjithshmja Amerikane. Popullata eshte mesatarisht ne moshe me te re. Ka nje perqendrim teper te larte te publikut me edukim universitar dhe pas-universitar. Dhe me e rendesishmja, ka nje atmosfere teper multi-kulturale. Keto jane te rendesishme per nje koncept eksperiencial dhe edukativ sic eshte Cafe Chocolat.
Zona është nga më të frekuentuarit, vetëm pak metra nga Shtëpia e Bardhë dhe shumë institucione. Po a kishte ndonjë arsye të veçantë që e zgjodhët? A pati ndonjë proces?
Sigurisht. Zgjodha pikerisht kete vend sepse per-rrotull ka nje perqendrim te larte institucionesh nderkombetare. Nje koncept i tille thith kliente qe kerkojne eksperience dhe qe kane udhetuar ne vende te ndryshme e kane nje fare familiariteti me zonat ku prodhohet kakao apo kafeja.
Për ne shqiptarët nga Shqipëria e trojet shqiptare, Washington DC dikur na është dukur si diçka e largët. Tani kemi një komunitet aty, aktivistë që udhëtojnë shpesh për lobim, zyrtarë e profesionistë që shkojnë për vizitë si dhe tani një kafene ka afër nga Shtëpia e Bardhë. Ju vetë si po e përjetoni këtë ngjarje?
Komuniteti shqiptar ne Washington DC, packa se fare i vogel ne krahasim me qytete si NY apo Boston, eshte teper i rendesishem per diasporen shqipetare. Sic permendet edhe vete nje pjese e mire kane arritur te integrohen ne fushat me te larta te influences ne politikat amerikane e globale. Degjoj shpesh nga ata qe njoh te thone se u vjen mire qe tani kane dicka ne zemer te Washingtonit qe mund ta quajne “te tyren”, dhe kjo me jep kenaqesi.
Kafeja ka rëndësi të madhe në jetën tonë, për shumë nga ne dita nuk fillon dot pa të. Pastaj vijnë shijet e ndryshme e obsesionet. Cilat nga produktet tuaja kanë qenë më të suksesshme në tregëtimin online? Çfarë prisni të kërkojnë te Café Chocolat DC “maniakët” e kafeve dhe cokollatave?
Persa i perket kafese, nje “blend” Etiopian nga zona e Yirgacheffe eshte me e preferuara nga klientela jone, pasi kjo kafe ka nje kombinim shijesh autentike me nota limoni, vanilje e pjeshke. Ndersa per cokollatat, Hispaniola nga artizanet amerikane Fruition, me qender ne Upsate NY, e prodhuar ekskluzivisht me fara kakao nga Republika Domenikane. Kjo cokollate spikatet per shijet acidike te ngjashme me ato te manaferres e frutave te pyllit. Ajo cokollate e cila ngjall me teper interes per t’u provuar eshte nje prurje nga artizanet italiane te kompanise Domori, e cila eshte bere me qumesht gomarice.
Kur nis funksionimin e plotë kafeneja dhe çfarë prisni nga dita e pare dhe fillimi?
Cafe Chocolat eshte tashme i hapur, dhe gjendet ne adresen 1423 H Street NW, Washington, DC 20005. Ju mirepresim kur te vini heren tjeter ne Washington.