Berlin, 24 gusht 2022 – Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar për furnizime të reja të mëdha të armëve për Ukrainën, raporton DW.
Kancelari Scholz, gjatë vizitës së tij në Kanada, njoftoi për dërgesa të reja të armëve në Ukrainë. Bëhet fjalë për pajisje ushtarake me vlerë prej më shumë se 500 milionë eurosh.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane konfirmoi se Gjermania do të dërgojë në Ukrainë tri sisteme shtesë të mbrojtjes kundërajrore dhe një duzinë tankesh.
Përveç tri sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe tankeve, do të dërgohen edhe 20 raketahedhës dhe municione precize dhe pajisjet luftarake me dron.
Armët dhe munizionet duhet të vihen në dispozicion të ukrainasve sivjet dhe vitin e ardhshëm.
Dërgesa e re e armëve pët Ukrainën duhet të miratohet nga komisioni i Bundestagut për buxhetin.
Në një samit online për të ardhmen e gadishullit ukrainas të Krimesë, i cili është aneksuar nga rusia në vitin 2014, kancelari Scholz e siguroi Ukrainën se do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.
“Komuniteti ndërkombëtar nuk do të pranojë kurrë aneksimin e paligjshëm dhe imperialist të territorit ukrainas nga Rusia”, ka theksuar kancelari Scholz.
(r.m.)