Gjermania e mirëpret vendimin që Kosova të përfaqësohet në CEFTA nga zyrtarët e saj

Prishtinë / Berlin, 9 tetor 2024 – Gjermania e mirëpriti vendimin që Kosova të përfaqësohet në CEFTA nga zyrtrarët e saj dhe njo nga UNMIK-u, i cili mundëson zbllokimin e CEFTA-s.

 Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e cilësoi venmdimin si lajm të mirë për Kosovën.

“Vërtet një lajm i mirë për Kosovën dhe gjithë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë organ rajonal”, ka shkruar Rohde në platformën X. 

 

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka thënë se është lajm i mirë që në takimin e CEFTA-s u miratuan me sukses 11 vendime.

“Lajm i mirë! Organet në CEFTA sapo vendosën ndryshimin e Rregullores së punës dhe gjithashtu miratuan me sukses 11 vendime”, ka shkruar Sarrazin në platformën X.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka thënë se ky është ndër vendimet që i ofrojnë vendet e Ballkanit midis tyre, për çka është angazhuar Gjermania në Procesin e Berlinit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor po afrohen më shumë së bashku. Në Procesin e Berlinit ne ishim në gjendje të punonim së bashku për të zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA. Duke e bërë këtë, ne e hapim rrugën për përmirësime konkrete për banorët vendës. Ta forcojmë Evropën tonë të përbashkët”, ka shkruar ministrja Baerbock në platformën X. 

 

Vendimi që Kosova të përfaqësohet në CEFTA nga zyrtarët e saj u mor në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s në Beograd, të mërkurën. Në këtë mbledhje Kosovën e përfaqësoi Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

(r.m.)