Berlin, 28 dhjetor 2022 – Gjermania ka bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të barrikadave të vendosura nga serbët në pjesën veriore të Kosovës.
“Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
Të mërkurën, qeveria gjermane shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës dhe për ngritjen e tensionit midis Prishtinës dhe Beogradit. Ajo ka thënë se po bëhen përpjekje që serbët të detyrohen t’i heqin barrikadat e vendosura në rrugët rajonale në pjesën veriore të kosovës
Qeveria e Gjermanie ka kritikuar edhe “retorikën nacionaliste” të palëve që shkakton ngritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor.
(r.m.)