Berlin, 11 shkurt 2022 – Sot e tutje konvertimi i patentshoferëve të lëshuar në Kosovë dhe në Shqipëri në Gjermani do të bëhet pa provime shtesë. Marrëveshja për njohje të këtij dokumenti u miratua sot në Këshillin Federal të Gjermanisë, në Berlin, me kërkesë të qeverisë federale gjermane.
“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Ëinfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Ëürttemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat.
“Shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë-shofer, si në kopshtari e ndërtimtari, kurse ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”, ka thënë Herrman
Ai i është drejtuar posaçërisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti, i cili nuk e ka humbur rastin për të qenë i pranishëm në tribunën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi.
Rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare të Gjermanisë (Bundesanzeiger), me shumë gjasa brenda dy javësh. Ajo mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe nga Shqipëria në Gjermani.
Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë marrë patentën para se të vinin këtu, ka thënë Matthias Boroëski, zëdhënës i Ministrisë së Mobilitetit të Landit të Berlinit.
Kjo do të thotë, se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash” është i ndaluar.
“Patentat e marra gjatë pushimeve nuk do të njihen në Gjermani”, i ka thënë Boroëski Deutsche Welles.
(r.m.)