Gjermania u bën thirrje shtetasve të saj të largohen nga Ukraina

Berlin,12 shkurt 2022 – Në sfondin e kërcënimit të konfliktit mes Rusisë e Ukrainës, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë u drejtohet shtetasve gjermanë me kërkesë që të largohen nga Ukraina.

“Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, para prezencës masive dhe lëvizjeve të trupave ruse. Nuk përjashtohet një përplasje ushtarake”,  thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, transmeton Deutsche Welle.

“Nëse aktualisht ndodheni në Ukrainë, verifikoni nëse prania juaj është detyrimisht e domosdoshme aty. Nëse jo, largohuni pa vonesë”, thuhet në deklaratë.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha të shtunën se duhet tëpërhatitemi për të gjithë skenarët.

“Po shohim shkallëzim të situatës në Ukrainë. Po vazhdojnë të gjitha përpjekjet për një zgjidhje, por duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm në lidhje me Ukrainën”, ka thënë ajo.

Kështu Gjermania u bashkohet thirrjeve për largim nga Ukraina që vendet tjera u bënë shtetasve të tyre.

Ndër të para që u kanë sugjeruar shtetasve të tyre që ta bratisin Ukrainën për shkak të rreziukut nga pushtimi rus kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas këtë e kanë bërë edhe disa vende të tjera perëndimore, si: Britania e Madhe, Danimarka, Letonia, Estoniadhe Holanda. Njësoj ka vepruar edhe Shqipëria.

Gjermania u është bashkuar përpjekjeve të Perëndimit për parandalimin e eskalimit të krizës mes Rusisë e Ukrainës në konflikttë armatosur.

Të hënën është planifikuar një vizitë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Ukrainë, kurse të martën është planifikuar një vizitë e tij në Rusi.

(r.m.)