Kompania Mikrosoft ka shpalosur për publikun Xbox ONE, një sistem argëtimi që përfshin të brenda kutisë magjike internetin, kanalet televizive, filmat, muzikën dhe padyshim lojrat elektronike. Paisja e cila pritet të dalë në treg nga fundi i vitit me një çmim ende të pa bërë publik.
Gjatë prezantimit të paisjes Xbox One në Redmond, të shtetit të Washingtonit ku ndodhen zyrat e kompanisë, presidenti i divizionit të Mikrosoftit për Xbox-in Don Mattrick përdori komandat me zë për të komanduar Xbox-in, duke kaluar nga lojrat tek kanalet televizive apo dëgjimi i muzikës. Siç edhe tregon demostrimi, gjithçka ishte preçize dhe shumë e shpejtë.
Gjatë dy viteve të fundit, Mikrosofti e ka udhëhequr industrinë e lojrave elektronike për sa u takon shitjeve të paisjes Xbox 360. Por kanë kaluar 8 vite që nga krijimi i saj dhe Microsofti është i treti prodhues kryesor që shpalos një sistem të ri.
Konkurenca është e madhe ndërkohë që Microsofti, Sony dhe Nintendo po përdorin paisjet e tyre të fundit jo vetëm që të tërheqin të apasionuarit e lojrave elektronike, por këto paisje po bëhen qendra të komandës argëtuse në shtëpi.
“Çështja qendronte se si do t’i japim një kuptim të ri eksperiencës me paisjen tonë. Si do të bënim që të gjitha pjesët e argëtimit të përmblidheshin sëbashku në një kuti si kjo. Menduam se vet emri i paisjes do ta spjegonte këtë.”
Jim Yin analist me Capital IQ mendon se Microsofti po ndjek një qasje të re me paisjen ndryshe nga konkurentët.
“Ata janë të parët jo vetëm për sjelljen e kësaj paisje tek të apasionuarit e lojrave elektronike, por edhe në tregun e përgjithshëm. Që industria të rritet ajo duhet të zgjerohet përtej atyre që janë të dhënë pas lojrave.”
Xbox One shërben si urë lidhëse e marrjes së filmave me qera në internet, apo mund të luajë dhe regjistrojë transmetimet drejtpërdrejt në televizor. Po ashtu ajo ka aftësi t’u tregojë përdoruesve prirjet për lojrat, serialet televizive apo filmat popullor mes komunitetit që përdor këtë paisje. Paisja e re do të ketë një përballje të mirë me Playstation 4 nga Sony pasi ofron Blu-ray dhe kapacitet 8 giga-bajt.
Megjithatë, shumë gjëra priten të mësohen më vonë pasi në prezantim nuk u fol nëse paisja mund të përdorte lojra të sistemit të mëparshëm apo nëse është e domosdoshme lidhja e përhershme me internetin. (VOA)