Gjirokastër: 8 nxënës të shkollës në Libohovë infektohen nga COVID-19, mbyllet klasa

Tiranë, 21 tetor 2021 – Tetë nxënës të klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë të Gjirokastrës janë infektuar me koronavirus, raporton Panorama.al.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur të mbyllë klasën ku vijojnw mwsimin nxënësit e infektuar, për të ndërprerë zinxhirin e infektimit tek nxënësit tjerë.

Mësohet se klasa nuk do të jetë funksionale për dy javë të plota.

Po pwr tw parandaluar pwrhapjen e infeksionjt, nxënësit e shkollës 9-vjeçare janë izoluar

Ndërkohë nw Gjirokastër janë mbyllur dhe dy zyra tw Drejtorisw sw Kadastrws dhe një zyrë  ADISA, pwr shkak se disa prej punonjësve janë infektuar me COVID-19.

(r.m.)