Tiranë, 22 maj 2023 – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) në seancën e kësaj të hëne ka vëndosur masën arrest me burg për kryebnashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Gjithashtu në burg nën akuzën e shitblerjes së votave ka ngelur edhe bashkëpunëtori i Belerit, Pandeli Kokaveshi.
Avokati i Belerit, Edmond Dëma, hodhi poshtë pretendimet e akuzës dhe paralajmëroi se do ta ankimojë këtë vendim.
“Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga Gjykata, duke mos e pranuar dyshimin që është ngritur për të. Nesër, sipas vendimit që u dha, do të ushtrojmë të drejtën e ankimit në Apel”, tha ai.
Fredi Beleri u arrestua me akuzën për blerje të votave, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, në të cilat ai doli fitues. Prokuroria e Vlorës, nisi hetimin ndaj tij pas disa sinjalizimeve nga policia dhe denoncimit të një banori të Himarës, i cili pranoi të shërbente si i inflitruar i policisë, për të dokumentuar blerjen e votave nga ana e Belerit.
Sipas akteve gjyqësore, regjistrimeve me video dhe audio nga përgjimet e kryera dëshmojnë se Beleri ka komunikuar me të inflitruarin për blerjen e 8 votave, ndërsa paratë iu dhanë nga bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi, edhe ai i arrestuar.
Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë disa herë thirrje për lirimin e tij nga burgu. Ai u vizitua në burg nga ambasadorja e Greqisë në Tiranë dhe nga dy diplomatë të lartë grekë të ardgye nga Athina.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke komentuar reagimet e ashpra të Athinës zyrtare, tha se drejtësia shqiptare nuk mund të kontestohet dhe se ajo duhet të jetë r njëjtë për të gjithë.
(r.m.)