Gjykata e Posaçme kundër Korrupsioni në Apel, ka refuzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti për të hequr masën e sigurimit të pezullimit të tij nga detyra.
Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që Edvin Prifti të mos marrë pjesë në auditore si profesor.
Kardiokirurgu Prifti akuzohet se i mori ryshfet kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 milionë lekë cash në zyrë e shtëpi.
Vetë mjeku Edvin Prifti ka pretenduar se pasuria e tij buron nga pronat e trashëguara nga e shoqja, nga paga e tij në punën si mjek por edhe nga seminaret dhe aktivitetet ndërkombëtare ku ka marrë pjesë.
Prifti aktualisht është me detyrim paraqitje, ndërsa po hetohet për korrupsion pasi doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha./ Ora News/