Tiranë, 25 nëntor 2024 – Genc Gjokutaj, avokat i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, bëri të ditur se Gjykata Strasburgut e ka kaluar në fazën e debatit çështjen e Berishës duke e cilësuar atë si çështje me prioriet.
“Do doja të bëja me dije se jemi njoftuar se Gjykata Strasburgut e ka kaluar në fazën e debatit për çështjen e Berishës, të cilën e ka cilësuar si çështje prioritare dhe i ka drejtuar pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore”, ka deklaruar Gjokutaj.
“Shkresa i ka ardhur shtetit shqiptar, më pas do merret një vendim”, ka shtuar ai.
Gjokutaj ka thënë se Gjykata e Strasburgut i është drejtuar me disa pyetje shtetit shqiptar për veprimet gjyqësore dhe se vendimi do të merret pas përgjigjeve që do t’i marrë nga Tirana.
Ai ka shpjeguar se cilat janë pikat e enksesës që i është drejtuar Gjykatës së Strasburgut.
“Janë të gjitha ankimimet që i kemi bërë: masat, antikushtetuesmëria, mungesa e proporcionalitetit, ndërprerja e aktivitetet të tij si kreu i opozitës apo si deputet. Strasburgu ka ecur me shpejtësi”, ka thënë ai.
Avokati Gjokutaj e ka bërë këtë deklaratë para Gjykatës së Posaçme, ku ishte caktuar të mbahej seanca e radhës ndaj ish-kryeministrit Berisha. Por seanca e sotme është shtyrë për datën 16 dhjetor. Arsyet e shtyrjes nuk janë bërë publike.
(r.m.)