Gjukanoviq dorëhiqet nga pozita e kryetarit të partisë DPS

Podgoricë, 5 prill 2023 – Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë.
Ai ka njoftuar me këtë vendim në një sesion të partisë të mërkurën pasdite.
Një takim i kryesisë së partisë është caktuar për 6 prill, kur do të formalizohet vendimi.
Gjukanoviq do të zëvendësohet si kryetar partie nga udhëheqësi aktual i klubit parlamentar të DPS-së, Daniel Zhivkoviq.
Milo Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje nga pozita e liderit të partisë vetëm tri ditë pasi ka humbur në zgjedhjet presidenciale ndaj Jakov Millatoviqit nga Lëvizja Evropa Tani.
(r.m.)