Gjukanoviq: Serbia duhet të ndryshojë marrëdhëniet me fqinjët e saj

Podgoricë, 2 prill 2023 – Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili është kandidat për president edhe në mandatin e ardhshëm, votoi sot në Podgoricë.

Pas votimit, ai tha se pret që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe qytetarët e Malit të Zi të shprehin vullnetin e tyre për zhvillim e integrim të vendit në Bashkimin Evropian.

“Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të mund të shprehin vullnetin e tyre dhe besoj se ashtu do të jetë. Është një moment i mirë që Mali i Zi të paralajmërojë rikthimin në rrugën e zhvillimit evropian, se po fillon një kohë e re më emirë ku Mali i Zi do të tregojë karakterin e vërtetë”, tha ai.

Gjukanoviq foli edhe për marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë. Ai tha se Serbia duhet të ndryshojë marrëdhëniet me vendet fqinje dhe të mos ndërhyjë në punët e tyre të brendshme.

GjukanoviqI pyetur për marrëdhëniet me Serbinë, ai tha se për momentin ato varen nga “fqinji që përpiqet të ndërhyjë në proceset e brendshme të atij vendi”.

“Marrëdhëniet me Serbinë do të jenë ashtu siç duhet dhe siç janë me fqinjët e tjerë. Sigurisht që mund të jenë më mirë. Për sa më përket mua, ne kemi absolutisht një derë të hapur. Serbisë do t’i duhet t’i ndryshojë marrëdhëniet me fqinjët e saj, veçanërisht me Malin e Zi, ku po përpiqet të organizojë jetën e serbëve, por këtë duhet ta bëjë shteti i Malit të Zi. Asnjëherë nuk jemi përpjekur të ndërhyjmë në rregullimin e jetës së qytetarëve tanë në vende të tjera. Respektoni shtetin dhe atë që është dhe ju jeni të mirëseardhur këtu dhe do të merrni atë që prisni, por jo me koston e shtetësisë së Malit të Zi”, theksoi Gjukanoviq.

(r.m.)