Shpallet e kundërligjshëm vendimi për pagimin e rrymës në veri të Kosovës

Prishtinë, 11 tetor 2021 – Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta anulojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që t’ paguhet energjia elektrike katër komunave veriore të Kosovës.

Gjykata e ka vlerësuar si të kundërligjshëm vendimin e ZRRE-së, i cili është ankimuar nga Avokati i Popullit.

Ajo e ka detyruar KEDS-in që të kthejë afër 410 milionë euro për të kompensuar konsumatorët të cilëve u është faturuar për energjinë e shpenzuar në katër veriore të Kosovës (Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut) në periudhën 2012 -2017.

“Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarrë veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06.02.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Palët janë të obliguara të përmbushin obligimet e gjykatës 15 ditë nga dita e pranimit të aktgjykimit të gjykatës.

Qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës janë faturuar me vite për rrymën e shpenzuar në veri, ndërsa nga viti 2017, borxhet e asaj pjese janë paguar nga buxheti i Kosovës.

Banorët e komunave me shumicë serbe: Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan nuk i paguajnë faturat e rrymës që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 1999.

Rreth 8 milionë euro në vit llogaritet të jetë borxhi që banorët e këtyre komunave nuk e paguajnë.

(r.m.)