Tiranë, 13 mars 2025 – Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaëme hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrrest me burg të caktuar nga shkalla e parë një muaj më parë.
Veliaj, 46, është një nga politikanët më të lartë të vënë nën hetim apo të arrestuar deri më sot në vend. Prokuroria thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.
Masat e sigurisë janë procese gjyqësore që kryhen pa praninë e medias por nga ëfarë ka rrjedhur nga salla e gjyqit, prokurorët kërkuan vijimin e masës së sigurisë pasi paraqitën para gjykatës prova të siguruara nga përgjimet në mjediset e paraburgimit, në të cilat Veliaj duket se ka organizuar sulme mediatike ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Mediat proqeveritare apo portale anonime e jo aq anonime janë mbushur gjatë muajit të fundit me fyerje të karakterit personal por edhe me teori komploti mbi agjentura të huaja të vendeve armike që supozohet, po ndikojnë prokurorët në hetimet e tyre kundrejt Veliajt.
Veliaj ka të drejtë të bëjë rekurs kundër vendimit të masës së sigurisë së apelit në Gjykatën e Lartë.