Gjykata e Apelit vendos për pushimin e çështjes së statutit të Partisë Demokratike

Tiranë, 17 janar 2023 – Gjykata e Apelit vendosi sot të pushojë çështjen sa i takon statutit të Partisë Demokratike, pasi grupi i Enkelejd Alibeajt e tërhoqi ankesën që e kishte dorëzuar.

 Lajmin e bëri me dije përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa, në një deklaratë për media.

Sefa tha se beteja për vulën e PD-së do të vazhdojë dhe theksoi se edhe vendimi i sotëm për të tërhequr ankimimin është bërë me qëllim që të përshpejtohet vendimmarrja në Gjykatën e Apelit për vendimin e datës 25 mars.

“Ankimi ndaj vendimit të zotit Zhukri që është marrë në 25 mars, është ankim që vazhdon të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit. Prandaj edhe kjo vendimmarrje është për të shtyrë gjykatën që të përshpejtojë vendimmarrjen e asaj çështje. Ne kemi bërë një kërkesë për përshpejtim që në datën 30 maj 2022 kërkesë që do të përsërisim sërish sot”, tha Sefa për mediat.

Ai tha se çështja është zvarritur qëllimisht dhe është shndërruar artificë juridike.

“Në kushtet kur çështja është shndërruar në një artificë juridike që po zvarritet jemi të bindur se gjyqi i planifikuar për sot ndoshta është bërë pengesë për gjykimin e vendimit të Zhukrit, që në thelb është problematika kryesore që pret zgjidhje. Për të përshpejtuar dhënien e vendimit për këtë çështje, ne kemi paraqitur një kërkesë për përshpejtim që në datën 31 maj”, tha Sefa.

Enkelejnd Alibeaj kishte kërkuar që të regjistrohen bashkë vendimet e dy kuvendeve: Kuvendit të 17 korrikut të mbledhur nga Lulzim Basha dhe Kuvendit të 18 dhjetorit të thirrur Sali Berisha.

(r.m.)