Sarajevë, 11 shtator 2023 – Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka konfirmuar më 11 shtator ka konfirmuar aktakuzën e përgatitur kundër Millorad Dodikut dhe Millosh Lukiqit. Kështu thanë nga ky institucion për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Presidenti i Republikës Sërpska, Dodik, dhe ushtruesi i drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Lukiq, akuzohen për vepra penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë.
Avokati i Dodikut, Goran Bubiq, i tha REL-it se ai do të deklarohet për aktakuzën pasi autoritetet t’ia dorëzojnë atë. Ai tha se ka lexuar në media se aktakuza është ngritur, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për të.
Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kishte ngritur aktakuzën ndaj Dodikut dhe Lukiqit më 11 gusht dhe ai dërgoi atë Gjykatës për konfirmim. Por, më 18 gusht, Gjykata i kërkoi Prokurorisë që të bënte disa ndryshime në aktakuzë.
Më 24 gusht, Gjykata e pranoi aktakuzën e ndryshuar kundër Dodikut dhe Lukiqit.
Aktakuza erdhi pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska kalo dy ligje të diskutueshme më 27 qershor, të cilat Dodik i nënshkroi dhe më pas ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.
Këto ligje thonë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnje më nuk do të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe nuk do të respektohen në këtë entitet. Po ashtu, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës më nuk do të vlejnë në Republikën Sërpska.
Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, më 1 korrik anuloi këto vendime.
Zyrtarët në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Dodiku, kanë thënë se Schmidt nuk ka legjitimitet, sepse ai nuk është emëruar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, pasi është kundërshtuar nga Kina dhe Rusia.
Për shkak të aktakuzës, mbështetësit e Dodikut kishin protestuar më 1 shtator.
(REL)