Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Edlira Naqellarin, ish-drejtoreshën e Prokurorimeve Publike, e cila përfundoi pas hekurave pas zbulimit të tenderit abuziv 2.8 mld lekë me uniformat e policisë.
Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme kishte kërkuar në gjykatë zbutje të masës së sigurisë, por kjo kërkesë u refuzua pasi edhe prokuroria nuk ka qënë dakort per lirimin e saj.
Arrestimi i Naqellarit dhe i zyrtarëve te tjerë të Ministrisë së Brendshme u bë më 10 korrik të këtij viti.
Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar, Edlira Naqellari, u arrestua me urdhër të SPAK pas një hetimi disa mujor ndërsa në pranga ranë edhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.
Arrestimet kanë lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 për uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.
SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë dy anëtarë të Komisionit ata që kanë firmosur kunder per tenderin që kanë ‘zbërthyer’ skemën.
Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.
Fituesi i tenderit me vlerë 2.8 miliardë lekë, që ishte bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare dhe 3 kompanive të huaja.
Arrestimi zyrtareve të Ministrisë së Brendshme u bë në vazhdën e arrestimeve të Prokurorisë së Posaçme për tenderat e institucioneve shtetërore./oranews