Tiranë, 21 gusht 2023 – GJKKO e ka refuzuar kërkesën e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, për një masë më të lehtë sigurie, kështuqë ai mbetet në burg.
Në seancën e sotme të gjyqit ishte i pranishëm edhe vetë Fredi Beleri, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje, në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshin.
Avokati i tij, Eugen Gjyzari, deklaroi se Beleri kërkoi të lirohej dhe ta merrte detyrën kryebashkiakut. Ai tha se Beleri po mbahet në burg për motive politike dhe theksoi se gjykatat “s’kanë fuqi para pushtetarëve”,
“Kjo është me urdhër. Këta nuk kanë fuqi, edhepse është një gjykatë që u formua si e fortë. Por, nuk ka fuqi para pushtetarëve”, tha ai.
Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti, kur u arrestua për blerjen e votave nga 8 qytetarë kundrejt shpërblimit prej 40 mijë lekëve.
(r.m.)