Tiranë, 2 gusht 2023 – Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg prej 40 ditësh për ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.
Goxhaj u arrestua të hënën nga Policia e Tiranës me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, për intimidim të dëshmitarëve të Prokurorisë së kësaj gjykate.
Autoritetet e Shqipërisë kanë kërkuar informacion shtesë në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të Goxhajt.
Vetë Goxhaj ka thënë se ai nuk ka bërë asgjë të paligjshme, përveç disa shkrimeve në rrjetet sociale.
Gjykata Speciale ka kërkuar ekstradimin e tij në Hagë .
(r.m.)