Gjykata e Tiranës e miratoi statutin e PD-së të miratuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit

Tiranë, 25 mars 2022 – Gjykata e Tiranës vendosi ditën e sotme të njohë statusin e miratuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i thirrur nga Sali Berisha.

Me këtë vendim të Gjykatës, të gjitha vendimet e miratuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit hyjnë në fuqi, ndërkohë që legjitimohet Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Fill pas këtij vendimi, disa prej anëtarëve të Komisioni për Rithemelimin e PD-së u nisën drejt selisë së partisë në Tiranë. Ata hynë në zyrën e kryetarit të përkohshëm të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dhe të Sekretarit të Pergjithshëm, Gazment Bardhi.

Në këtëdelegacion ishin: Edmond Spaho, Beldin Këllici, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi dhe Ivi Kaso. Mes tyre nuk ishte ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha. 

Pak çaste më parë, Sapo u kumtua vendimi i Gjykatës së Tiranës, Berisha tha se ky është një vendim i drejtë. Ai bëri thirrje për bashkimin e demokratëve.

“Vendim i cili në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe po t’i thuhet të drejtës e drejtë. Mesazhi im për të gjithë demokratët është vetëm një: Bashkim, bashkim, bashkim!”, tha Berisha.

Ndërkaq, militantët e e Partisë Demokratike në Shkodër e kanë vendosur menjëherë posterin e Sali Berishës në hyrje të godinës së selisë së partisë në këtë qytet.

Në qytetin e Shkodrës, Sali Berisha dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” arritën të fitonin bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahinë duke lënë pas dy kandidatët rival të PS, Majlinda Andoni dhe Xhemal Bushatin e PD-së së Lulzim Bashës.

(r.m.)