Tiranë, 16 dhjetor 2021 – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, SPAK, konfirmoi të enjten masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka
Sipërmarrësi Leter Koka, i ka një karrierë të gjatë politike, dyshohet për të paktën tri vepra penale: “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Ai është idyshuar lidhur me koncesionin e impiantit për trajtimin e mbetjeve urbane në Elbasan.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, SPAK, kur ka qenë ministër i Mjedisit, Koka ka vepruar në shkelje të procedurave dhe ka marrë ryshfet afro 3.7 milionë euro, përmes pagesave fiktive që kanë kryer kompanitë private të përfshira në projektin e inceneratorit të Elbasanit në favor të disa shoqërive të lidhura me të.
Ish ministri Koka i kamohuar akuzat. Para trupit gjykues, ai ka thënë se e ka zbatuar vetëm ligjin.
Ndërkaq, avokati i tij Fatmir Braka ka thënë se momenti politik ka ndikuar në veprimet e SPAK-ut.
Prokuroria e Posaçme ka bërë të ditur se hetimet lidhur me çështjen e incerenatorit të Elbasanit kanë nisur pas denoncimeve të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo e fundit të enjtën ka njoftuar se SPAK-ut i ka dërguar materiale shtesë në funksion të hetimit të çështjes.
Lidhur me çështjen e incereatorëve janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë: administratorja e kompanisë që e ka fituar koncensionin përinceneratlrin e Elbasanit, Stela Gugalla, dhe administrator i kompanisë që i ka kryer punimet në këtë incenetarot, Klodian Zoto.
Ky i fundit i zotëron edhe 70 për qind të aksioneve në inceneratorin e Fierit.
(r.m.)