Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e pezullon ligjin për punësimin e detyruar të mjekëve të rinj

Tiranë, 14 nëntor 2023 – Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e pezulloi përkohësisht ligjin e punësimit të detyruar për studentët e mjekësisë, i cili i detyronte ata të punonin në Shqipëri për të paktën pesë vite pas përfundimit të studimeve ose të shlyenin pagesat e shkollimit.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi sot në datën 14.11.2023, pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 60/2023 ‘Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji në fjalë u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin korrik të këtij viti. Ai nxiti protesta të shumta të studentëve të Universitetit të Mjekësisë, të cilët e cilësojnë këtë sligj i cënim të të drejtave dhe lirive të tyre. dhe e dëguan në Gjykatën Kushtetuese.

Protestat e studentëve të mjekësisë kanë nisur që prej muajit qershor, kur po diskutohej për mundësinë e një projektligji që do t’i detyronte mjekët e sapodiplomuar të punonin në Shqipëri të paktën pesë vjet pas diplomimit.

Por, projektligji u miratua nga Parlamenti, më 21 korrik 2023, pavarësisht kundërshtimit të studentëve.

Një grup përfaqësues i studentëve e çoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa studentët e bojkotuan mësimin dhe refuzuan nënshkrimin e kontratave me qeverinë.

Në fillim të nëntorit, pothuajse një muaj prej fillimit të bojkotit, rektorati ra dakord për pezullimin e zbatimit të ligjit edhe për zëvendësimin ditëve të humbura mësimi.

(r.m.)