Gjykata Speciale arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi

Prishtinë, 5 tetor 2023 – Gjykata Speciale ka arrestuar sot ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi nga Fushtica e Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar Enver Hajdari, kryetar i degës së shoqatës së veteranëve në Drenas.
Hajdari ka bërë të ditur se familjarët e kanë njoftuar atë për arrestimin e Sabit Jonuzit, i cili sipas tyre tashmë është dërguar në Hagë.
Ai ka thënë se ende nuk e dinë se në çfarë cilësie është arrstuar Jonuzi nga Gjykata Speciale.
(Telegrafi)