Gjykata Speciale sot lëshon urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në rastin e Salih Mustafës

Hagë, 6 prill 2023 – Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të shqiptojë sot urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës.
“Prokurori kundër Mustafës, shqiptimi i urdhrit për zhdëmtim”, thuhet në njoftimin e Speciales për seancën, e cila transmetohet me 45 minuta vonesë, për të mbrojtur publikimin eventual të informacioneve konfidenciale.
Në dhjetor të vitit të kaluar Salih Mustafa është shpallur fajtor për krime lufte tëkryera në fshatin Zllash, në vitin 1999. Ai është dënuar me 26 vjet burgim.
Më 3 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit e miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Salih Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e dosjes së vet të Apelit.
Paneli e autorizoi mbrojtjen që dosjen e vet të Apelit ta dorëzojnë më së largu deri më 24 prill 2023.
(r.m.)