Në Premier League pati emocione dhe ndeshje plot me gola. Ishte sërish dita e Armando Brojës që shkëlqeu në të dytën ndeshje radhazi si titullar me sulmuesin kuqezi që ishte ndër më të mirët në fushë. Ai krijoi disa raste dhe shënoi por sfida e Southampton ndaj Burnley u mbyll 2-2 dhe më poshtë mund të ndiqni përmbledhjen e ndeshjes me rastet edhe të Brojës.
Ndërkohë që Claudio Ranieri dha efektin e tij të parë në krye të Watford me Hornetsat që përmbysën një ndeshje spektakolare ndaj Everton në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin e thellë 5-2. Ishte Joshua King me një triplet heroi i ndeshjes por duhet thënë se pjesa e dytë ishte një spektakël më vete.Në ndeshjet e tjera, Crystal Palace me Vieira në stol sërish mori një barazim, kësaj radhe me ndaj ekipit të sheikëve arabë, Newcastle me rezultatin 1-1. Po 1-1 u mbyll edhe sfida Leeds-Wolverhampton./Ora News/.