Gonzato: “Korrupsioni është pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE”

Tiranë, 11 korrik 2024 – Ambasadori i Bashkimi Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato, ka thënë se korrupsioni është pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Gonzato ka thënë se Reforma në Drejtësi është duke funksionuar dhe se Prokuroria e Posaçme duhet ta bëjë punën e vet.

“Ne nuk flasim për hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën e vet, të krijojmë hapësirën qe ta bëjnë këtë.

Në të njëjtën kohë mund të them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik. Dhe problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE është korrupsioni.

Mendoj se është sinjal i mirë, unë besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Por ne nuk duam të shikojmë aspektin ndëshkues, por edhe strukturën, atë mjedis që krijon këtë mundësi për korrupsion të adresohet”, ka thënë ai.

Ambasadori Gonzato i ka bërë këto komente në Shkodër, pas një takim që ka pasur të zhvilluar në kuadër të programit “BE për bashkitë”,  ku janë analizuar arritjet e tri viteve të fundit në bashkitë ku është zbatuar ky program.

(r.m.)