Grafiti kërcënues “Kur ushtria (e Serbisë) të kthehet në Kosovë” edhe në Zubin Potok

Prishtinë, 31 gusht 2023 – Policia e Kosovës ka njoftuar se grafiti kërcënues “Kur ushtria (e Serbisë) të kthehet në Kosovë” është shfaqur të mërkurën në mëngjes në komunën e Zubin Potokut, në pjesën veriore të Kosovës.

“Raportohet se në hyrje të qytetit, në një mur mbrojtës, është hasur një mbishkrim me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes. Është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bëri të ditur se rasti po trajtohet si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

Grafiti me përmbajtje kërcënuese për Kosovën “Kur ushtria (e Serbisë) të kthehet në Kosovë” është shkruar në Beograd, Novi Sad e qytete tjera të Serbisë dhe në Banja Llukë, në Republikën Serbe të Bosnjës e Hercegovinës.

(r.m.)