Prof. Petër Prifti, Editori i dikurshëm i “Diellit”, e ke quajtur “një vepër me vlera të rralla gjuhësore”, në letërkëmbimin e tij të vyer me pinjollin e familjes së njohur, Eduard M Dilon
Nga Këze Kozeta Zylo
Prof. Petër Prifti është një ndër figurat më të njohura të Diasporës shqiptare në Amerikë, është shkrimtari, Editori i Diellit, studjuesi dhe bashkëpunëtori i imzot Fan Nolit, që i kanë dhënë aq shumë Kombit shqiptar.
Është krenari dhe kënaqësi të lexosh komunikimin e tij midis Eduard M. Dilos, pinjollit të Babait të Gramatikës së Gjuhës Shqipe, Ilia Dilo Sheperit.
Ndërsa Prof. Peter Prifti shkruan se e kishte lexuar qysh në vitet 70-të të shekullit të kaluar këtë kryevepër, të shkencëtarit Ilia Dilo Sheperi dhuruar nga i biri i tij Dr. Jani Dilo i cili jetonte në Amerikë dhe i dënuar nga diktura, gjeneratës sime i ishte mohuar ta lexonte dhe ta kishte në bibliotekë… Prof. Prifti pohon se është një vepër me vlera të rralla gjuhësore. Shkencëtari dhe dijetari erudit që ushqeu mijëra nxënës me kajmakun e qumështit të Alfabetit Shqip dhe u bë fjalë e epërme e gjuhës së bukur shqipe si për ironi të fatit u perseketua tmerrësisht së bashku me familjen e tij të shtrenjtë nga regjimi diktatorial komunist.
Z.Eduard M. Dilo na e dhuroi si shenjë nderimi për fillimin e vitit akademik 2023-2024 të Shkollave Shqipe “Alba Life” në gjithë Nju Jorkun dhe në Online. Shtoj këtu se z. Dilo është një mbështetës dhe kontribues i vyer për Shkollat Shqipe, trashëgimi dhe betim i familjes së tij.
Këto komunikime midis personaliteteve të larta të kulturës në Diasporë u krijuan vetëm pas rënies së diktaturës. Më parë ishin ëndrra që flinin në sirtar.
Ilia Dilo Sheperi, Nderi i Kombit është dijetari erudit që u bë fjalë e epërme e Gjuhës Shqipe. Shkollat “Alba Life” nderojne dhe respektojne keto figura kombetare duke i kujtuar me studimet apo me fjalimet e tyre aq frymezuese si psh një fragment nga fjalimi i famshëm i Ilia Dilo Sheperit, më 28 Nëntor, 1920: “Shqipëria divine, dheu klasik i trimërisë, kremton sot një nga më të shënjtat ditë të historisë së saj kombëtare: Ditën e Rilindjes së pagëzimit në jetën e re të Lirisë! Ditën e vënies mbi krye të kurorës së Independencës”!
Ai denoncoi patrikanën greke dhe të Stambollit të cilët e kishin dënuar me vdekje duke iu thënë: “Edhe po të më vrisni, edhe po të më therrni, në fytin tim do të lexoni Alfabetin Shqip”.
Faleminderit dhe mirënjohje për ju Eduard M. Dilo!
2 Tetor, 2023
New York