Granit Xhaka – në njëmbëdhjetëshen më të mirë të Euro 2020

Nion (Zvicër), 12 korrik 2021 – Federata europiane e futbollit, UEFA, e ka publikuar listën e futbollistëve më të mirë të Kampionatit Europian të Futbollit, EURO 2020.

Në këtë formacion, krahas futbollistëve më të mirë në Europë, disa prej të cilëve renditen ndër më të mirët në botë, është edhe shqiptari Granit Xhaka, futbollist i kombëtares së Zvicrës.

Xhaka është vlerësuar si mesfushori më i mirë defanziv i kampionatit. Ai ishte shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes së Zvicrës me Francën, në të cilën zviceranët i skualifikuan francezët që konsideroheshin favoritë kryesorë për titullin e kampionit të Evropës.

Në EURO 2020 për Zvicrën luajtën edhe dy futbollistë të tjerë shqiptarë: Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Shaqiri, i cili i shënoi tre gola për përfaqësuesen zvicerane, u rendit në listën e 11 golashënuesve më të mirë të këtij kampionati, krahas emrave të mëdhenj të futbollit europian e botëror.

Përveç tyre, në EURO 2020 morën pjesë edhe 6 lojtarë shqiptarë, të cilët e përfaqësuan Maqedoninë e Veriut: Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Visar Musliu, Egzon Bejtullahi dhe Ferhan Hasani. Dy prej tyre (Bardhi dhe Alioski) ishin  ndër më të mirët e përfaqësueses së tyre, ndonëse ajo nuk arriti të shënojë asnjë fitore,

Në njëmbëdhjetëshen më të mirë të europianit, të formuar nga UEFA, janë renditur tre futbollistë të Italisë, tre futbollistë të Anglisë, dy futbollistë të Danimarkës dhe një futbollistë të përfaqësuesve të Francës, Zvicrës dhe Portugalisë.

Formacioni më i mirë mirë i EURO 2020, sipas UEFA-s:

Portier:  Donaruma (Itali);

Mbrojtës: Chiellini (Itali) Maguire (Angli), Maehle (Danimarkë) dhe Shaë (Angli);

Mesfushorë defanzivë:  Xhaka (Zvicër) dhe Pogba (Francë);

Mesfushorë ofanzivë: Sterling (Angli), Chiesa (Itali) dhe Dolberg (Danimarkë);

Sulmues: Ronaldo (Portugali)   

Formacioni

UEFA e ka shpallur edhe listën e më të mirëve në elemente të veçanta të lojës së futbollit në EURO 2020.

Portieri i Italisë, Gigio Donnarumma, është vlerësuar lojtari më i mirë i kampionatit. Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është shpallur golashënuesi më i mirë i turnout, me 5 gola. Steven Zuber i Zvicrës ka bërë mësëshumti asiste për gol, 4 sosh. Patrick Schick i Çekisë ka gjuajtur mëshumë se askush tjetër brenda kuadratit të portës kundërshtare, 9 herë.

Rahem Sterling i Anglisë ka bërë 20 driblime, më shumë se cilido lojtar tjetër. Aymeric Laporte i Spanjës kabërë më së shumti pasime gjatë kampionatit, gjithsej 690 sosh, ndërsa Marco Verratti i Italisë ka bërë më së shumti pasime të kyçe, 14 sosh.

(r.m.)