Hagë, 21 maj 2021 – Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë për ndërrimin e avotit mbrojtës.
Ai ka kërkuar që në vend të avokatit David Hooper, i cili e ka mbrotjur deri më tani, ta mbrojë avokati Gregory Ë. Kehoe.
Kërkesa e Thaçit drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake është dërguar më 18 maj. Të njejtën ditë avokati Hooper ka të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit.
Kehoe ka konfirmuar se atij i është kërkuar ta mbrojë Thaçin dhe se ai ka bërë të ditur se do të pranojë ta zëvëndësojë Hooperin.
“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai është thirrur me kërkesë për ta përfaqësuar z. Thaҫi dhe se ai do ta pranojë emërimin.
Zoti Kehoe është përfshirë në listën e Këshilltarit Special, në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument.
Thaçi, bashkë me ish-krerët tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. – Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, akuzohen për krime lufte.
(r.m.)