Grenell dekorohet nga Vuçiqi; E vlerëson Thaçin dhe e kritikon Kurtin

Beograd, 25 tetor 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar me Urdhrin e Flamurit të Serbisë, ish-emisarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, për “shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së”.

Në ceremoninë e dorëzimit të dekoragës, Vuçiq e ka cilësuar Grenellin si “mik të vërtetë të Serbisë, por edhe të gjithë rajonit”. Ai ka thënë se Grenell, “ka patur një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së”.

“Richard Grenell jo vetëm që kontribuoi për paqen dhe stabilitetin rajonal, por luajti rol thelbësor edhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së. Mandati i tij si njeri i dialogut tregoi mprehtësinë e tij, por edhe aftësinë e tij diplomatike dhe, mbi të gjitha, gatishmërinë për t’i dëgjuar pikëpamjet e palës tjetër, edhepse nuk ishte gjithmonë dakord. Ai tregoi diçka që pothuajse nuk kemi mundur të shohim në bashkësinë ndërkombëtare – objektivitet, ndershmrëi intelektuale e politike dhe konsistencë”, ka thënë Vuçiq, tansmeton Danas.

Ai e ka vlerësuar Grenellin sidomos për qëndrimin e tij ndaj zhvillimeve në Kosovë.

“Duke dëshmuar për zhvillimet në Kosovë e Metohi dhe gjetiu në rajon edhe pas përfundimit të mandatit të tij, si njeri i drejtë edhe jashtë kufijve të vendit tonë, ka zënë një vend të veçantë ndër qytetarët e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

“Riçard Grenell. faleminderit për përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme për të përmirësuar marrëdhëniet, për përpjekjet tuaja për arritjen e paqes në rajonin tonë dhe që gjërat që i dini ua thoni shumë njerëzve në SHBA dhe në Perëndim të cilëve nuk u pëlqejnë, por po përpiqeni t’ua tregoni të vërtetën”, ka theksuar ai.

 Ndërkaq, Grenell ka kujtuar se para tri vjetësh ishte dekoruar edhe në Kosovë. Ai e ka cilësuar si privilegj vlerësimin e tij nga Kosova dhe nga Serbia.

“Jam i nderuar, pasi besoj se jam personi i vetëm që ka marrë çmime të ngjashme në Serbi dhe në Kosovë”, ka thënë ai,

Ai ka shprehur keqardhje që Serbia nuk e ka në Kosovë “një partner” si ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Dëëshiroj të them se më vjen keq që nuk e keni një partner si Thaçi, i cili do të mund ta çonte përpara çështjet për të cilat po negociohet”, është shprehur ai.

Grenell është shprehur shumë kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë presion Kurtit që t’i zbatojë ato që kshte premtuar Thaçi.

“Bashkësia ndërkombëtare është e obliguar të ushtrojë presion ndaj Kurtit, për të realizuar atë që kishte premtuar Thaçi. Vetëm atëherë mund të kthehen në pikën prej nga do të ushtrojë presion mbi të dy palët për të bërë lëshime”, ka thënë Grenell.

(r.m.)