Grenelli thotë se është kërcënuar me jetë nga një shqiptar

Nju Jork, 30 qershor 2021 – Ish i dërguari i ish-Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thnë se ai ka marrë kërcënime me jetë nga një ndjekës në faqen e tij në Instagram.

Ai ka thënë se kërcënimi, të cilin e ka postuar po në Instagram, i është bërë përmes këtij rrjeti.

Grennell e ka zbuluar emrin e ndjekësit dhe kërcënimin e tij.

“Nëse vjen në Shqipëri, do ta presim kokën. Po presim, ne nuk harrojmë, mbaje mend këtë”, thuhet në mesazhin e publikuar  nga Grenell. 

Image

Por, bashkë me mesazhin e kërcënimit, Grenell ka shpjeguar se, siç kashkruar, “kjo nuk i pasqyron të gjithë shqiptarët” dhe se rastin do ta raportojë “në policinë lokale”.

Një ditë më parë, Grenell ua uroi serbëve festën e Vidovdanit. Ai i quajti heronj luftëtarët serbë që kanë marrë pjesë në Betejën e Kosovës, në  vitin 1389.

Ky mesazh nnxiti reagime të mëdha të shqiptarëve, për shkak se Grenell e ka lansuar kështu shtrembërimin e historisë së kësaj beteje, e cila ka qenë njëra nga betejat më të mëdha të popujve të Ballkanit kundër Perandorisë Turke.

Ndër reagimet e shumta kaqenë edhe ai i ish-ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila ia ka bërë të qartë Grenellit se Beteja e Kosovës nuk është vetëm betejë e serbëve.

Dokumentet arkivore dëshmojnë se në këtë bëtejë kanë marrë pjesë të gjithë  popujt ballkanikë qëluftonin kundër Perandorisë Otomane, ndërsa historiografia serbe vazhdon t’i shtremërojë faktet në përpjekje që këtë betejë ta prezantojë si betejë mes Serbisë dhe Perandorisë turke.

(r.m.)