Greqia e mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Prishtinë, 20 prill 2021 – Greqia e mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj evropiane, por nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, ambasadorja Chryssoula Aliferi, udhëheqëse e Zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë.

Zonja Aliferi ka thënë se Greqia “e mbështet konsolidimin e paqes, demokracisë, stabilitetit, sigurisë, zhvillimit ekonomik si dhe sundimin e ligjit” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë sfond, Greqia ka qenë një mbështetëse e fuqishme e perspektivës evropiane për të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Prishtinën, si dhe dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit nën ndërmjetësimin e BE-së”, ka thënë ajo.

Aliferi ka bërë të ditur se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvallën, ështëftuar për vizitë zyrtare në Greqi. ajo ka thënë se data e vizitës “do të caktohet me kohë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me Aliferin më 15 prill, kishte kërkuar që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Greqia është në mesin e pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

(r.m.)