Greqia mbështet përpjekjet e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi

Bruksel, 24 janar 2022 – Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosov – Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit, Dendias dhe Lajçak kanë diskutuar për procesin e dialogut, ndrsa ministri i jashtëm grek ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit t tij për të bërë përparim në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Gjatë një takimi në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian diskutova me emisarin Mirosal Lajcak për gjendjen aktuale dhe për rrugën përpara në dialogun Prishtinë-Beograd dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të përë përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka shkruar Dendias në Twitter.

Në anën tjetër diplomati sllovak e ka falënderuar ministrin Dendias dhe shtetin e Greqisë për shprehjen e interesit dhe për mbështetjen e angazhimit të BE-së në rajon.

 

(r.m.)