GUXIMI PËR TË JETUAR…

Nga Atjon Zhiti

      Shkrimet si student i filozofisë të Atjon Zhitit tërhoqën vëmendjen për shqetësimin dhe sinqeritetin, sintezën, dashurinë për njerëzit dhe vendin, për mendimin rinor që mbartin.                                                                                         

Atjon Zhiti,
portret nga piktori Gjergj Kola

Pas daljes së librave të tij “Për atë që dua(m)”, në Tiranë dhe “Jam Atjoni” në Prishtinë, me artikuj dhe traktate siç i quante, të botuara dhe në median shqiptare kudo në botë, përsëri befason kur zbulohen shënime në fletoret e tij apo në kompjuter, konspektime me interes, tema që do të donte t’i botonte apo prisnin që t’i shtjellonte më gjerë.

Këta tre artikuj të rinj, që ai ka lënë dhe nuk janë në librat e tij, se u gjendën më pas, edhe pse të vegjël, thonë shumë, që nga korrektesa e referimeve e deri tek aktualiteti që mbartin. Po i botojmë sot, në ditën e ikjes, po ai është gjithmonë mes nesh…

Tema: RACIZMI GJINOR (Diskriminimi)

          Sot në botën që ne jetojmë, shohim që përballemi me një shoqëri në thelb maskiliste. Harrojmë që “Gratë janë edukatoret e para të sojit njerëzor”[1] dhe si të tilla duhen trajtuar me respektin dhe dashurinë që meritojnë. Githë jetën jemi në dorën e një gruaje që kujdeset për birin, bashkëshortin apo atin e saj.            

Përpara saj gjendet gjithmonë një mashkull, superior ndaj saj patjetër, por jo deri në diskriminim. Sa bukur e thote Hygoi i madh “Ju sodisni yjet për dy arsye: se shkëlqejnë dhe janë të paarritshem, por përbri jush është një shkëlqim edhe më i brishte, dhe me një të fshehte edhe më të thellë, gruaja”[2]. Por sa keq që fjalët e tij janë vetëm fjalë, që dëgjohen dhe kaq. Dëgjohen vetëm me veshë.                                                                                                   

Ne, njerëzit, jemi të çuditshëm, kemi kaq shumë mospëlqime edhe nën të njëjtën çati, kaq shumë hatërmbetje, diskriminime, racizëm, të cilat mund të përfundojnë dhe në tragjedira të mëdha. Femrat vetë nga brishtësia që i karakterizon, të cilën Zoti ua ka dhuruar jo për inferioritet, por për nevojë kujdesjeje, duhet të jenë pikërisht kështu, të kujdesura nga shoqëria mashkullore. “Uji më i shtrenjtë në botë janë lotët e grave”[3] dhe si të tilla duhen ruajtur me fanatizëm e jo të shpenzohen pamëshirshëm dhe dhembshëm, aq më pak nën përdorimin e dhunës.

          Dhuna është e shumëllojshme, si ekonomike, sociale, psikologjike që manifestohet përmes kërcënimeve fizike. Gruaja kërcënohet me shkurorëzim. nëse nuk lind djalë, kjo është një injorancë, raste të tilla ka pasur dhe ka akoma edhe sot, kjo nuk mund të justifikohet assesi, duke menduar se kjo është rruga e zgjidhjeve të problemeve. Burri ushtron dhunë ndaj gruas edhe kur është i dehur, në presionin e alkoolit, të cilat përfundojnë tragjikisht, kjo dukuri fatkeqësisht është e pranishme edhe në shoqërinë tone.

          Vërtet thuhet që gruaja ka dalë nga brinja e mashkullin ne librat e Zotit, por gjithashtu thuhet: “Trajtoni mirë gratë tuaja, jini të sjellshem me to, sepse ato janë partneret tuaja dhe ndihmëtaret tuaja të besuara”[4], dhe këtë e marrim si një prekje dhe këshillë hyjnish duke e ruajtur brishtesine e asaj, që quhet “Grua”.  

Tema: LIRIA E FJALËS (Gojështhurje)

Të ndjehesh i lirë është një nga të drejtat themelore të individit. Por me fjalën liri përfshin shumë nëntema të saj. Një ndër më të rendesishmet është liria e fjalës. Ne jemi një popull që dikur lirinë e kemi pasur tabu të paprekshme, aq të paprekshme sa as nuk mund të mendonim të lirë e jo më të flisnim. Por kjo tanimë i përket së shkuarës, sepse sot jetojmë një realitet krejt të kundërt. Sot jo vetëm mendojmë e shprehemi lirisht, por nuk arrijmë të ndajmë lirinë tonë të fjalës nga gjykimi, gojështhurja, fyerja ndaj të tjerëve.        

Liria e shprehjes mbron jo vetëm të drejtën për të dhënë informacion, por edhe të drejtën për të marrë informacion, pra mbrohet jo vetem folësi, por edhe shkruesi apo konsumuesi i ideve, informacioneve dhe opinioneve. “Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.”[5] Dhe njeriu, ky është nje qënie e lirë, por që ka limite në lirinë e tij. Sepse siç thuhet, “Liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit”[6]. Pavarësisht se fjala na dhurohet ta përdorim lirisht, ne bëjmë gabimin më të madh: “Njerëzit kërkojnë lirinë e fjalës si kompesim për lirinë e mendimit, të cilën rrallë e përdorin”[7] dhe kjo na çon në rrugë të gabuar, në rrugën e gojështhurrjes, ofendimit deri në injorance. Pas këtij përdorimi na vjen ndot nga pasojat e pakëndeshme që perfundojnë deri në tragjizëm. Sa e sa veta janë vrarë për një fjalë goje dhe kjo nuk është liri e shprehjes, por kjo na çon në humbje të kontrollit të vetvetes dhe në ndërmarrjen e veprimeve të pakthyeshme me pas.                                                                                      

Të gjithë thonë se unë kam të drejtë dhe se personi tjetër nuk më vlerësoi dhe nuk u soll si duhet, gjithnjë është tendenca për ta vlerësuar veten tonë, ndërkohë duke kundërshtuar dhe ofenduar palën tjetër. Por ne nuk kuptojmë që në një debat të fyeshem, duhen dy persona. Nuk e kemi menduar ndonjëherë që, nëse dëshirojmë të kemi një bashkëbisedim të frytshëm dhe debat pa ofendime, atëherë duhet ta fillojmë bisedën me mirënjohje dhe lavdërime të virtyteve ndaj bashkëbiseduesit tjetër, por jo, më e lehtë është fyerja, sepse kemi në dorë “lirinë e fjalës”. E tillë është natyra njerëzore, nxitini ata që me kënaqësi t’i kryejnë detyrat, t’i zgjidhin problemet dhe situatat e pakëndshme dhe asnjëherë mos u mundoni të jeni imponues dhe qortues duke dashur të arrini atë që ju doni, dhe do ta arrini, sepse një fjalë e mirë vlen me shumë se çdo gjë tjetër.

Tema: GUXIMI – FITORE APO HUMBJE

          “Arritjet e mëdha kërkojnë ambicie të medha”[8]. Këtë na këshillon Herakliu antik, që bashkë me këshillen e tij na jep forcë të guxojmë. Çdo qenieje në këtë planet i është dhënë guximi si dhuratë, që na shtyn të ecim përpara në rrugën e fitores tonë. Sepse për mua guximi është padyshim një fitore. Dhe nëse zhgënjehesh sërish, ke fituar shumë.

          Të jesh guximtar, do të thotë absolutisht të jesh triumfues me pishtarin e flakës së fitores në duar.                                                                                         

“Guxo të bësh atë çka i ka hije njeriut, kush guxon më tepër, nuk është njeri.”[9] Kjo është përballja e parë me të mbinatyrshmen, me Zotin. Por mos të harrojmë, që guximi është instiktiv, ai rrjedh përbrenda duke mos treguar një arsye.

          Përdorimi në mënyrë të mençur i guximit, në momentin e duhur dhe për gjëra jo të dëmshme për veten dhe të tjerët, është tregues i një personi të suksesshëm dhe jo të një personi të humbur. 

          Mbi të gjitha guximi është nevoje instiktive e individëve për të ecur përpara në triumf. Këshilla e Morgan Freeman “Unë gjithmone ju them fëmijëve të mi që, nëse shtriheni, të tjerët do të shkelin mbi ju, por nëse vazhdoni të ecni, qoftë dhe zvarrë, të ecni, se dikush gjithmone do t’ju zgjasë dorën. Gjithmonë. Por duhet të vazhdosh të vallëzosh, duhet t’i mbash këmbët në lëvizje”[10], lëvizje që nënkupton moslejimin të jesh i nënshtruar, pavarësisht rrethenave në fund të fundit ky është guxim.

          Guximin nuk mund ta quajmë vetëm fryt të fitimtarëve. Ai që përdor guximin, është në të gjitha rastet fitimtar, duke rritur besimin e tij për të vazhduar përpara. Por guximtarët i ndajmë në të mençur dhe jo të mençur, por jo në fitimtar dhe humbës. Ata janë fitues, pasi dhe nëse marrin pasoja të pakëndëshme nga guximi i tyre, ata sërish kanë fituar një përvojë të vlefshme për jetën e tyre.

“Fati ndihmon vetëm guximtarët.”[11] Dhe kjo është një fitore.


[1] Hipel

[2] Hygo.V

[3] Karli.Xh

[4] Surja 33,Ajeti 35 Kur’an

[5] Frasheri.S

[6] Proverbe e lashte

[7] Kierkegard.S

[8] Herakliu

[9] Shekspeare.W

[10] Freeman.M

[11] Vi