Berlin, 13 qershor 2023 – Thomas Hacker, raportues i grupit parlamentar të liberalëve në Bundestagun gjerman e ka përshëndetur arrestimin e kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita (Mbrojtja Civile), raportoon Deutsche Welle/
“Arrestimi i kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita si për sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it është i domosdoshëm”, ka deklaruar Hacker në një deklaratë për media, shpërndarë te martën pasdite në Berlin.
“Sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, janë njëkohësisht sulme ndaj sigurisë, stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin”, ka theksuar Hacker.
“Ngjarjet e 30 majit 2023, nuk duhet të mbeten pa pasoja. Sulmet duhet të zbardhen plotësisht duke respektuar parimet bazë të shtetit të së drejtës. Kjo parandalon që akte të tilla frigane të bëhen të pranueshme nga shoqëria”, ka shtuar ai.
Policia e Kosovës kishte arrestuar të martën kreun e Mbrojtjes Civile paraushtarake në pjesën veriore të Mitrovicës, njoftoi ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në Twitter.
Më 29 maj, një grup serbësh sulmuan me gurë dhe granata trullosëse ushtarët e KFOR-it në Zveçan, në Veri të Kosovës. Gjatë përleshjeve u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it dhe rreth 50 protestues serbë, teksa njësitë e KFOR-it po ruanin objektin e zyrës së kryetarit të komunës. Në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, të bojkotuara nga serbët ishin zgjedhur kryetar komunash me origjinë shqiptare.
Gjatë arrestimit ka pasur trazira. Protuestues të dhunshëm goditen me gurë policët e Kosovës, të cilët përdorën gaz lotsjellës, bëhet e ditur nga disa burime të mediave lokale. Sipas ministrit të Brendshëm Sveçla, nga përleshjet janë plagosur lehtë tre policë.
(r.m.)