Port-au-Prince, 16 gusht 2021 – Autoritetet e Haitit kanë thënë se numri i viltimavr të tërmetit ka arritur në gati 1.300.
Agjencia për Mbrojtje Civile e Haitit ka thënë se 1.297 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa numri i të plagosueve ka shkuar në mbi 5,700.
Spitalet e Haitit janë mbingarkuar nga numri i madh i të plagosurve. Kjo i ka shtyrë autoritetet që në zonën e goditur nga tërmeti të dërgojnë mjekë nga rajonet tjera.
Agjencia për Mbrojtje Civile ka thënë që më shumë se 700 ndërtesa janë shkatërruar, përfshirë ndërtesa publike si spitale dhe shkolla, dhe të paktën 3.778 shtëpi janë shkatërruar.
Dëmi më i madh është raportuar në qendër të qytetit Jeremie, ku jetojnë rreth 200.000 persona.
Punëtorë ndërkombëtarë të ndihmave, si mjekë, shpëtimarë e të tjerë, janë parë në aeroportin Port-au-Prince, duke u nisur drejt zones së dëmtuar nga tërmeti.
Sfida me të cilën po përballet Haiti është kriza politike në vend, e cila ka nisur pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise, më 7 korrik.
Edhe pandemia e koronvirusit dhe situata ekonomike kanë ndikuar në përshkallëzimin e situatës në vend.
(r.m.)