Haiti shpall gjendje shtetrrethimi, pas vrasjes së Presidentit

Port-au-Prince, 7 korrik 2021 – Haiti ka shpallur gjendja e shtetrrethimit, njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph, gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror, të mërkurën në mëngjes.

Kryeministri Joseph tha se ai po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur. Ai tha se forcat kombëtare të policisë e kanë situatën nën kontroll dhe kanë marrë masa për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes dhe për të garantuar sigurimë e vendit.

Presidenti Jovenel Moïse u vra në rezidencën e tij private në Pelerin, një lagje e pasur e kryeqytetit të vendit, Port-au-Prince, nga një grup i armatosur dhe i panjohur.

Joseph tha se sulmi ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit u krye nga një “grup i trajnuar shumë mirë dhe i armatosur rëndë”. Sipas tij, sulmuesit kanë komunikuar anglisht dhe spanjisht.

Gjatë sulmit u plagos edhe bashkëshortja e zotit Moïse, Martine Moise, u e cila ndodhet në spital për trajtim. Një nga fëmijët e presidentit, i cili ndodhej në shtëpi gjatë incidentit, është dërguar në një vend të sigurt.

Joseph u zotua se përgjegjësit e këtij akti do të nxirren para drejtësisë. Ai kërkoi edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për ndriçimin e vrasjes.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të fillojë një hetim mbi vrasjen dhe që Kombet e Bashkuara të zhvillojnë një takim të Këshillit të Sigurimit lidhur me Haitin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai nëpërmjet një deklarate dërguar me email “Zërit të Amerikës”.

(r.m.)