Prishtinë, 29 prill 2021 – Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për mospjesëmarrje në takimin me palën serbe, të paralajmëruar për 11 maj nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian përpolitikë të jashtme dhe siguri,Joseph Borrell.
Haradinajt, në një postim në Facebook, ka shkruar se ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq, pa u konsultuar me palën kosovare, prandaj ai nuk duhet të pranohej.
Postimi i tij i plotë:
Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.
Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.
Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.
(r.m.)