Uashington, 22 tetor 2024 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se projekt-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të duhej të dërgohej për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, siç kërkoi të hënën në Prishtinë, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien. Por, ai ka shtuar se çështjen e bën problematike refuzimi i nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjeve nga Serbia.
“Asociacioni është diskutuar gjatë dhe dikur ka qenë kundërvlerë e njohjes nga Serbia, pra kundërvlerë: Kosova e procedon Asociacionin, Serbia e njeh Kosovën. Tani kemi një situatë jo të lehtë për Kosovën, për shkak se Serbia nuk pranon t’i nënshkruajë marrëveshjet për të cilat ka rënë dakord, ashtu siç ka kërkuar Qeveria e Kosovës dhe kryetari i qeverisë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë në Zërin e Amerikës.
Megjithatë, ai ka thënë se Kosova duhet ta oprocedojë çështjen e Asociacionit, në qoft֝ë se nga Stetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Evropian merr garaci për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.
“Edhe pse është kështu, kjo situatë, unë do të kisha vepruar si vijon: kisha kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundërvlerën e veprimit me Asociacionin, anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Pra, procesin deri në NATO edhe si mundësi, sepse askush nuk mund ta garantojë që në një periudhë të caktuar kohore do të ndodhë kjo, për shkak të katërshes jonjohëse. Unë do të kisha vepruar në kontratë bilaterale me SHBA-në e do të kisha vepruar me të gjitha obligimet e dialogut në mënyrë që të arrijmë NATO-n”, është shprehur Haradinaj.
(r.m.)